MENU
klinika

Do të kalojë në 64 territore e 450 qytete

Flaka olimpike e ndezur në Greqi është nisur drejt Francës!

28.04.2024 - 10:17

Flaka olimpike e ndezur në Greqi është nisur drejt Francës, por para ceremonisë së Lojërave Olimpike në Paris janë planifikuar stacione të tjera qëndrimi, flaka olimpike kalon në 64 territore franceze e 450 qytete.

Në portin e Pireut një delegacion francez me flakën olimpike në bordin e anijes historike “Belem” u nis për një udhëtim dhjetëditor në Mesdhe. Më pas flaka olimpike mbërrin në Marsejë, ku do të vazhdojë udhëtimin e saj. Rreth 100 policë do duhet të mbrojnë flakën olimpike.

10.000 pishtarëmbajtës në 450 qytete

Kalimi me rrugë detare nga Pireu në Marsejë, dikur koloni greke, është vetëm një etapë e udhëtimit të zjarrit olimpik. Flakën olimpike do ta mbajnë 10.000 pishtarë mbajtës në 64 territore franceze dhe 450 qytete. Këto destinacione nuk janë vetëm në tokë, flaka olimpike do të kalojë edhe Atlantikun deri në Guyanan franceze. Në program qëndrojnë Polinezia dhe Kaledonia franceze në Paqësor, më vonë Guadelupë dhe Martinik në Karaibe.

Zjarri olimpik do të bëjë një qëndrim të shkurtër në Paris para festës së madhe sportive më 14 korrik, Festën Kombëtare franceze. Vetëm pas disa stacionesh rreth e rrotul Parisit, flaka olimpike do të kthehet më 26 korrik në Paris në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike./DW

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



"Të vijë në debat televiziv..."

Sali Berisha sfidon kryeministrin Rama pas lirimit

"Seanca parapake për gjykimin në themel të çështjes vazhdon"

GJKKO la të lirë Berishën, reagon SPAK: Do ta ankimojmë vendimin!

"Krijo qeveri teknike, mos e zvarrit kot"

U la i lirë, Sali Berisha mesazh Edi Ramës nga selia blu

Si abuzuan me tenderat e ndërtimit të Komisariateve të Policisë

SPAK çon për gjykim Plarent Ndrecën dhe 15 ish zyrtarë të institucioneve shtetërore!

“Sot nuk fitoi Sali Berisha, por e vërteta, ligji, Kushtetuta dhe Shqipëria”

Kreu i PD nga selia blu: Sakrifica e 330 ditëve triumfoi dhe u shpërblye