Erisa Xhixho ka reaguar një ditë pasi u zgjodh zv.Presidente e Partisë së Lirisë, duke shprehur mirënjohjen për të gjithë delegatët që e votuan.
Me anë të një reagimi në Facebook, Xhixho thotë se “vota juaj është vlerësimi më i madh për kontributin tim prej gati 20 vitesh në këtë parti”.
“Jam e bindur se fryma që na mblodhi dje të gjithë bashkë do të na udhëheqë në betejat e ardhshme politike përballë një regjimi të korruptuar e mafioz. Plani me pesë prioritete për “Shqipërinë – 4 milionë shqiptarë” është misioni im më i ri.”, shkruan Xhixho.
Reagimi:
Mirënjohje delegatëve të Partisë së Lirisë për pjesëmarrjen e jashtëzakonshme në Konventën Kombëtare.
Falënderime për qindra të rinj e të reja, pensionistë e prindër me fëmijë, të ftuar që udhëtuan drejt Tiranës që në orët e para të mëngjesit nga skajet më të largëta të Shqipërisë, e mijëra të tjerë që na ndoqën përmes ekraneve dhe platformave online.
Forca e Partisë së Lirisë janë pikërisht ata! Mirënjohje që më besuan me votë detyrën e rëndësishme të zv.presidentes së Partisë së Lirisë.
Vota juaj është vlerësimi më i madh për kontributin tim prej gati 20 vitesh në këtë parti.
Faleminderit mikeshave të mia: Myrvete Asqeriu, bankiere, intelektuale, qëndrestare dhe Miranda Rira, ish-kryetare e Bashkisë Prrenjas, ish-deputete, pedagoge dhe sociologe; të dyja gra në karrierë dhe nëna të përkushtuara, që i dhanë vlerë kësaj gare.
Jam e bindur se fryma që na mblodhi dje të gjithë bashkë do të na udhëheqë në betejat e ardhshme politike përballë një regjimi të korruptuar e mafioz.
Plani me pesë prioritete për “Shqipërinë – 4 milionë shqiptarë” është misioni im më i ri.
Bashkë do ta bëjmë realitet!