MENU
klinika

Iu vendos tritol në banesë

KLGJ cakton 6 muaj mbrojtje të veçantë për gjyqtarin Sterkaj

29.04.2024 - 14:22

Pas vendosjes së një sasie tritoli në banesën e gjyqtarit të Shkodrës, Tonin Sterkaj, Këshilli i Lartë Gjyqësor në mbledhjen e sotme ka vendosur të caktojë mbrojtje për gjykatësin dhe familjen e tij.

Të gjithë anëtarët vendosën me vota unanime që për një periudhë 6 mujore, Gjyqtari Stërkaj dhe familjat e tij të vendoset në mbrojtje nga efektivë të policisë së shtetit dhe repartit “RESI”.

Një sasi e vogël tritoli u vendos paraditen e 28 prillit në portën e banesës së gjyqtarit të Gjykatës së Shkallës së Parë në Shkodër, Tonin Sterkaj. Në momentin e shpërthimit në banesë ka qenë gjyqtari dhe bashkëshortja e tij. Dëshmia e gjyqtarit Sterkaj nuk ka ndihmuar hetuesit. Ai ka deklaruar se nuk ka pasur ndonjë çështje madhore në shqyrtim dhe se së fundmi nuk ka marrë kërcënime.

“Hap dyert misioni diplomatik në Bruksel”

Apeli i kryeministrit Rama: Bëhuni pjesë e “TeamAlbania”!

"Të vijë në debat televiziv..."

Sali Berisha sfidon kryeministrin Rama pas lirimit

"Seanca parapake për gjykimin në themel të çështjes vazhdon"

GJKKO la të lirë Berishën, reagon SPAK: Do ta ankimojmë vendimin!

"Krijo qeveri teknike, mos e zvarrit kot"

U la i lirë, Sali Berisha mesazh Edi Ramës nga selia blu