MENU
klinika

"Kjo nismë nuk është në interes të Shqipërisë"

Deputeti italian zbardh prapaskenat e marrëveshjes për refugjatët

29.04.2024 - 20:15

Deputeti italian Filiberto Zaratti nga Partia e Gjelbërt në Itali ka folur mbrëmjen e sotme për kërkesën e të majtës italiane për të pasur një interpelancë me kryeministren Giorgia Meloni në lidhje me marrëveshjen e nënshkruar me qeverinë e Edi Ramës për ngritjen e kampeve të refugjatëve në Shqipëri.

“Kjo nuk është interpelanca e parë që ne paraqesim për këtë çështje. Por në mënyrë të veçantë, kjo interpelancë e fundit ka marrë shkas nga një investigim i bërë nga programi Report që transmetohet në televizionin publik, i cili dha disa lajme shqetësuese për shpenzimet që qeveria italiane duhet të përballojë.

Thuhet në këtë investigim që shpenzimi nga 650 milionë euro që ishte shpenzimi fillestar, ai mund të kalojë 1 miliard euro. Programi thotë se mund të ketë probleme dhe rreziqe për sa i përket menaxhimit të krimineleve të këtyre fondeve. Këtu në Itali ekziston një ligji i antimafies që ka një sërë verifikimesh dhe kontrollesh që duhet të bëhen që kompanitë që marrin pjesë në këto tendera të përputhen me kriteret e transparencës. Investigimi i Report na thotë se ka probleme serioze dhe për këtë arsye duhet një diskutim më i gjerë sepse Italia do e përdorë territorin shqiptar për këto struktura ku do mbahen emigrantët,” tha deputeti.

Në një intervistën televizive, deputeti tha se interpelanca është pranuar, ndërsa thekson se marrëveshja nuk është as në interes të Shqipërisë dhe as të Italisë.

“Interpelanca është pranuar, sigurisht sepse futet në kompetencat inspektuese që deptuetët e veçantë mund të kenë në vendin tonë. Ne kemi besim që në ditët e ardhshme nga ana e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe ministritë e interesuara të na japin përgjigje. Ne mendojmë se kjo nismë nuk është as në interesin më të mirë të Italisë dhe as të Shqipërisë,” tha Zaratti.

"Seanca parapake për gjykimin në themel të çështjes vazhdon"

GJKKO la të lirë Berishën, reagon SPAK: Do ta ankimojmë vendimin!

"Krijo qeveri teknike, mos e zvarrit kot"

U la i lirë, Sali Berisha mesazh Edi Ramës nga selia blu

Si abuzuan me tenderat e ndërtimit të Komisariateve të Policisë

SPAK çon për gjykim Plarent Ndrecën dhe 15 ish zyrtarë të institucioneve shtetërore!

“Sot nuk fitoi Sali Berisha, por e vërteta, ligji, Kushtetuta dhe Shqipëria”

Kreu i PD nga selia blu: Sakrifica e 330 ditëve triumfoi dhe u shpërblye

Rama në Komisionin ‘Xhafaj’: Ambicien e BE-së mund ta realizojmë duke...

“Kontributi në procesin e integrimit do të jetë i pazëvendësueshëm”