MENU
klinika

Inceneratori i Tiranës

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj shkon në SPAK

30.04.2024 - 10:06

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj është paraqitur sot në ambientet e SPAK.

Veliaj ka mbërritur në ambientet e SPAK rreth orës 09:00. Përpara se të futej në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, kryebashkiaku është përplasur me ish-deputetin e PD-së, Klevis Balliu që ndodhej përpara godinës.

“Kërkoja Fahriut me 100 mijë euro makinë”, dëgjohet duke iu drejtuar Erion Veliaj.

Më pas, ai iu është drejtuar ambienteve të brendshme të Prokurorisë.

Mësohet se Veliaj është thirrur nga prokurori i posaçëm Dritan Prenci, si person në dijeni për inceneratorin e Tiranës.

Për aferën e inceneratorit të kanë përfunduar në burg një numër i madh zyrtarësh dhe janë shpallur në kërkim pronarët de-facto, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.

Veliaj paralajmëroi të shtunën se do të paraqitej vetë në Prokurori dhe do të dorëzonte dosjet për të gjitha çështjet, përfshirë inceneratorin dhe atë ‘5D’.