MENU
klinika

“Kam kaluar një fëmijëri me trauma!”

Banori i BBV3 rrëfen historinë e tij: Mami ndërroi jetë dhe babai…

30.04.2024 - 10:40

dhe pse ka pak ditë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP3”, Shkëlqim Bega ka vendosur që të ndajë me publikun një histori të trishtë nga fëmijëria e tij.

Gjatë një bisede me Graciano Taganin, boksieri ka treguar se ka kaluar një fëmijëri me trauma pasi nëna e tij ndërroi jetë kur ai ishte në një moshë të vogël.

Bega tha se babai i tij nuk u martua më, duke ua kushtuar jetën fëmijëve të tyre, të cilët tashmë i ka si shokë.

“Ti ke një edukatë të jashtëzakonshme edhe ajo do të ishte krenare për ty, jam i sigurt” – iu drejtua balerini duke e ngushëlluar Çimin për humbjen e nënës së tij.