MENU
klinika

Shqipëri 2019

Profesionet që do kërkohen dhe do paguhen më shumë këtë vit

01.01.2019 - 19:43

Sipas EPPC Albania & Kosovo, kompania e rekrutimeve dhe trajnimeve, ka përgatitur një guidë me pozicionet më të kërkuara nga drejtues në specialist dhe punonjës të pakualifikuara dhe pagat përkatëse.

Pozicionet drejtuese më të kërkuara gjatë 2018 kanë qenë:

Drejtor Shitjesh;

Drejtor Marketingu;

Drejtor Finance;

Drejtor Prodhimi/Operacionesh/Logjistike;

Drejtor i Përgjithshëm. (CEO)

Çfarë pritet në 2019?

Gjatë vitit 2019, sipas vlerësimit të EPPC Albania & Kosovo, pritet që të rritet kërkesa dhe qarkullimi për drejtues të lartë dhe të mesëm (CEO, CEO-1 dhe CEO-2), si edhe për punonjës të kualifikuar ose jo në fushat e mëposhtme:

Shitje në terren sipas sektorëve;

Shërbim ndaj klientit (Ballë për ballë ose nëpërmjet telefonit);

Punëtorë shërbimi në hotele;

Teknologjia e informacionit për Programues, Rrjetesh, Ruajtjes së të dhënave, etj.;

Specialist elektrik, mekanik, hidraulik, marangoz, murator, mirëmbajtës;

Specialiste finance;

Inxhinier;

Punëtorë ndërtimi;

Punëtorë fasoneri;

Specialist shëndeti dhe sigurie në punë;

Asistente zyre/administrative.