Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar pasuri me vlerë rreth 500 mijë euro të një polakeje, në vazhdë të hetimit pasuror për gjermanin Stephan Morgenstem, i cili u arrestua në gusht 2023 në Rinas, pasi ishte në kërkim nga Koreja e Jugut dhe shtete të tjera nën akuzë për mashtrim.
Në sekuestro është vendosur një vilë në periferi të Tiranës, në Lundër, si edhe dy garazhe. Vlera e vilës shkon 483 000 euro, ndërsa dy garazhet me vlerë 27 mijë euro.
Gjermani Stephan Morgenstem u kap në Rinas pasi në bashkëpunim me persona të tjerë akuzohej se kanë krijuar një skemë piramidale në të paktën 5 shtete dhe kanë përfituar rreth 28 milionë euro.
Hetuesit kanë indice dhe prova se gjermani ka pastruar paratë vendin tonë duke blerë pasuri të paluajtshme të cilat i ka vendosur në emër të bashkëshortes së tij, Anna Morgenstem.