30.04.2024 - 19:34
Për tre orë opozita dhe qytetarët kanë protestuar para bashkisë së Tiranës, duke kërkuar dorëheqjen e kryetarit të bashkisë.
Protesta është shoqëruar herë pas herë me tensione, pasi këshilltarët e opozitës kanë kërkuar që të futen brenda ambienteve, por nuk janë lejuar.
Qytetarët kanë hequr gardhin mbrojtës metalik të vendosur para bashkisë, ndërsa policia ka hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.
Ndërkohë protesta e radhës është njoftuar të martën e ardhshme para bashkisë në orën 11:00.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Tensione para bashkisë së Tiranës