MENU
klinika

Hoxha tregon prapaskenat

Çfarë ndodh brenda dyerve të SPAK dhe kur mbyllet dosja ‘Meta

30.04.2024 - 22:03

Gazetari Artan Hoxha komentoi në studion e “Ekspres” çështjet për të cilat hetohet Kryetari i PL-së Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi. Gazetari u shpreh se kjo çështje është shumë më e hershme, është një çështje që e ka pasur vetë z. Dumani kur ka qenë prokurorë i thjeshtë.

Çështja CEZ-DIA është një çështje ku hetimet kanë ecur shumë , është dosja numër 55. Pavarësisht se vëmendja është fokusuar te Meta çështja është shumë komplekse dhe janë fokusuar shumë persona të tjerë aty.

“Ajo dosje varet deri në çfarë niveli e zgjeron dhe e çon hetimin. Aty ka qenë kryeministër z. Berisha dhe z. Meta ishte ministër. Më pas ka ardhur në qeveri z. Rama dhe ministër z. Gjiknuri. Ishte OSHEE. U privatizua dhe u CEZ ku për shkak të borxheve hyri një kompani DIA që të bënte të mundur mbledhjen e këtij borxhi.”

Meta e kishte si strategji të tijën për të pasur vëmendje në rrjetet sociale nisi të godiste SPAK, duke thënë SPAKU-torollaku, duke kërkuar një vëmendje maksimale për të marr.

Kreun e SPAK-ut, tha Hoxha e kanë goditur dhe të tjerët por z. Meta është i vetmi person që i ka pasur të gjitha funksionet e shtetit shqiptar dhe i rritur në politikë që 22 vjeç, që e njeh shumë mirë funksionimin dhe hierarkinë e shtetit.

“Ilir Meta gjithmonë ka njerëz nga pas. Ilir Meta pa skraparllinjtë është i mbaruar. Meta nuk ka një bosht ideologjik por funksionon me grupime njerëzish. Në mëngjes Ilir Metë mund ta gjesh në Hasa me disa njerëz me influencë në zonë dhe në darkë mund ta gjesh në Konispol duke bërë një tjetër takim atje,” u shpreh z. Hoxha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Hoxha bën publike përgjigjen e SPAK

Kush është politikani që arrestohet këtë të martë?


Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin