MENU
klinika

Riorganizimi i partisë

Meta ‘harron’ Kryemadhin, jep urdhër që në çdo kat të selisë të PL të vendosen fotot e Erisa Xhixhos

01.05.2024 - 12:17

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, harron Monika Kryemadhin, duke e hequr jo vetëm nga kryesia e partisë partia por edhe duke i hequr fotot nga muret e selisë. Ai përveç riorganizimit në parti, kërkon të bëjë ndryshime edhe në seli.

Meta ka kërkuar që në çdo kat të selisë së PL, të vendosen fotot e Erisa Xhixhos, të cilën e bëri zv.presidente të partisë. Në këtë pikë, Meta nuk pranon mendime ndryshe, duke dhënë urdhër të prerë, pasi sipas tij ajo është model për të gjithë të rinjtë.

“Përveç një organizimi të jashtëzakonshëm dhe të hekurt që tashmë ka filluar dhe do vazhdojë me votimin e sotëm, na duhet të rikthejmë edhe emocionin dhe historinë në selinë tonë qendrore. Kemi pasur foto e atyre mitingjeve të bukura, atu ka vetëm mure të bardha si ato mapot e kohës së Enverit. Edhe me 20-vjetorin e rastit të Partisë së Lirisë. Aty nga kati i parë deri te kati i fundi i presidentit do jetë histori. Historia do fillojë që në hyrje me fotografinë e të paharruarës e motrës së Margarita dhe Kristaq Tutulanit, Afërdita Tutulani, një nga themelueset e kësaj force politike. Me fotografinë e Zija Hysit një intelektual i shquar dhe paharruar, një nga nxitës kryesor të mi për të krijuar këtë forcë politike. Fotografia e tretë, këtu nuk pranoj mendim ndryshe, foto e tretë do jetë e Erisa Xhixhos. Pse do jetë e Erisa Xhixhos se ka qenë 17 vjeç kur ka themeluar LSI, në çdo kat do jetë një nga ato vitet apo momentet kur Erisa ka qenë në krye të sakrificave të LSI e deri atje lart kur është zgjedhur zv.presidente.

E dua si një model për të gjithë të rinjtë. Pa djersitje nuk ka arritje. Edhe më vjen keq se kemi mbështetur dhe u kemi dhënë mundësi të rinjve të tjerë shumë më tepër se i kemi dhënë Erisës, por ajo kurrë nuk u demotivua. Është kthyer në një model dhe problemi ynë është se akoma kryetare të LRI dinë Erisa Xhixhon, shumë shpejt do kemi konventë dy herë më të madhe vetëm me të rinjtë e të rejat. Na duhet kjo frymë e hapjes, përfshirjes, e meritokracisë brenda nesh, nuk dua të zgjatem më shumë, dua t’iu siguroj që një punë e re me themele të reja ka nisur dhe shpejtësia vetëm do shtohet”, tha Meta.