MENU
klinika

Sulmet nga qeveria dhe partitë politike

Gazetarët paralajmërojnë nesër protestë para Kuvendit

01.05.2024 - 17:23

Gazetarët kanë paralajmëruar se do të zhvillojnë ditën e nesërme një protestë paqësore përpara Kuvendit.

Në njoftimin e shpërndarë, në rrjetin social Facebook nga gazetari Isa Myzyraj, thuhet se profesionistët e lirë të medias po përballen vazhdimisht me vështirësi, që ndikojnë në ushtrimin në mënyrë të pavarur të profesionit të tyre.

Gjithashtu, bëhet e ditur se sulmet e shtuara dhe të orkestruara nga qeveria apo partitë politike, ndaj gazetarëve apo mediave, të cilat po bëhen gjithnjë e më shumë prezente, po cenojnë seriozisht lirinë e medias në Shqipëri.

Gazetarët kërkojnë që organet kompetente të reagojnë dhe të marrin masat e nevojshme për të rritur sigurinë e profesionistëve të lirë të medias.

“Gazetarët në Shqipëri punojnë në kushte të vështira, ku si të mos mjaftojnë kushtet e punës, institucionet vendase, qeveria dhe partitë politike ua kanë bërë më të vështirë punën.

Mediat kritike përballem me sulme të orkestruara deri në mbyllje, ndërsa gazetarët kurajozë hasen në sulme personale deri në dhunë fizike dhe presion për ta mbyllur gojën.

Në kushtet kur liria e medias dhe siguria e gazetarëve në Shqipëri është në rrezik duhet një reagim i gjithanshëm dhe një solidaritet I plotë mes nesh, për ne e nga ne”,- thuhet në njoftimin e publikuar nga gazetari Isa Myzyraj.

Postimi i plotë:

30 sulme ndaj gazetarëve dhe medias në Shqipëri janë shënuar nga data 1 janar 2023 deri në 1 maj 2024.

Gazetarët në Shqipëri punojnë në kushte të vështira, ku si të mos mjaftojnë kushtet e punës, institucionet vendase, qeveria dhe partitë politike ua kanë bërë më të vështirë punën.

Mediat kritike përballem me sulme të orkestruara deri në mbyllje, ndërsa gazetarët kurajozë hasen në sulme personale deri në dhunë fizike dhe presion për ta mbyllur gojën.

Në kushtet kur liria e medias dhe siguria e gazetarëve në Shqipëri është në rrezik duhet një reagim i gjithanshëm dhe një solidaritet I plotë mes nesh, për ne e nga ne.

Ndaj duke shënuar Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit me 3 maj, le të protestojmë me datën 2 maj tek Kuvendi i Shqipërisë.

Kuvendi i Shqipërisë është organi më i lartë në vend, ndërsa të enjten aty do të hyjnë 140 deputetë që e kanë për detyrë të sigurojnë një mjedis të sigurtë pune për gazetarët dhe mediat.

Ndaj në solidaritet me çdo koleg e me çdo redaski për 30 sulmet e vitit të kaluar, do të protestojmë paqësisht në orën 09:00 tek Parlamenti i Shqipërisë.