02.05.2024 - 10:55
Ndërkohë që vijon seanca në Kuvend, në një prej lozhave të sallës, disa qytetarë kanë shpalosur një pankartë ku kërkohej vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025.
Në seancën plenare përfaqësues të diasporës nga kati i dytë i parlamentit kanë hedhur disa fletë në sallë ku gjenden deputetët.
Sakaq, ata kanë shpalosur dhe një banderolë ku shkruhet: Dua të votoj në 2025. Më pas gardistët i kanë nxjerrë jashtë sallës protestuesit.