MENU
klinika

Titullin i propozuar nga kryebashkiaku Veliaj

Ali Ahmeti ‘Qytetar Nderi’ i Tiranës, edhe Rama në ceremoninë e nderimit: Vetëm ai më kthente këtu!

02.05.2024 - 12:53

Nga sot Ali Ahetmi, kryetari i BDI-së në Maqedoninë e Veriut dhe një nga figurat që ka dhënë një kontribut të qenësishëm në ecurinë e realizimit të drejtave të shqiptarëve atje është “Qytetar Nderi’ i kryeqytetit të Shqipërisë.

“Do përpiqem të jem qytetar i disiplinuar’ tha me batutë Ahmeti në fjalën e tij të rastit në ceremoninë që u organizua sot në Bashkinë e Tiranës dhe ku morën pjesë shumë personalitete shqiptare.

Edhe kryeministri Rama ishte i pranishëm në këtë ceremoni.

“Vetëm Ali Ahmeti më kthente këtu sot” e nisi Rama fjalimin e tij duke nënkuptuar godinën e bashkisë së Tiranës të cilin ai e ka drejtuar vite më parë. Ali Ahmetin e vlerësoi si “Një shqiptar ndër më të mirët”

Ndërsa kryebashkiaku Veliaj nënvizoi se “është modeli i një politikani dhe aktivisti të vërtetë”

Nderimi me titullin “Qytetar Nderi” u propozua nga kryebashkiaku Erion Veliaj dhe u mbështet nga anëtarët socialistë të këshillit bashkiak i Tiranës.

Ali Ahmeti falenderoi mbështetjen që shteti shqiptar ka dhënë.

“I kemi marrë kazermat e Mlladiçit në Shkup dhe e kemi bërë universitet të Nënë Terezës. Kemi marrë kazermën e Mlladiçit edhe në Tetovë është universiteti I Tetovës.