MENU
klinika

“Nga lart akoma më lart”

Rama publikon shifrat e numrit të pasagjerëve ajrorë në mars: Shqipëria vazhdon me ritme të larta

02.05.2024 - 15:31
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një tabelë që tregon se Shqipëria renditet në vendin e parë për numrin e pasagjerëve ajrorë gjatë muajit Mars. Kreu i qeverisë thotë se tabela tregon numrin në rritje krahasuar me vitin 2019, para pandemisë, ndërsa shton se vendi unë vazhdon me ritmet më të larta.

Postimi i kryeministrit Rama: 

NGA LART AKOMA MË LART✈️😍
Ja edhe klasifikimi ndërkombëtar i marsit për rritjen e numrit të pasagjerëve nga ajri krahasuar me numrat e vitit 2019 (para pandemisë), ku rritja e Shqipërisë vazhdon me ritmet më të larta🇦🇱🦅
Dhe e para, ata që thonë se janë shqiptarët që i mbushin avionët jo turistët, nuk duhet të harrojnë se edhe sikur të jetë kështu, ky është një lajm fantastik, sepse do të thotë që kanë shumë më tepër dëshirë të vijnë në Shqipëri, ndërkohë edhe çmimet e biletave janë ulur ndjeshëm falë shtimit të linjave ajrore. Por nuk është tamam kështu, sepse shifrat e të huajve që vijnë në Shqipëri flasin vetë, siç flet rritja marrëmendëse e dhënies së apartamenteve me qera për të huajt apo kërkesave për hotele.
E dyta, ata që thonë se s’na duhen turistët se ata vijnë për qejf, ne duam këtë e atë, nuk duhet ta harrojnë se qejfi i turistëve kushton dhe fitimet nga shpenzimet e tyre për qejf i marrin shqiptarët që punojnë, prodhojnë, shesin, shërbejnë e me radhë, ndërkohë që pjesa e të ardhura për shtetin nga rritja e aktivitetit ekonomik, investohet për të rritur pagat e investimet.
E fundit, kjo është arritje e Shqipërisë dhe gjithë këta që vijnë duke u shtuar i bëjnë jehonë pozitive vendit tonë, kur kthehen në vendet e tyre, prandaj kush s’e do qeverinë le ta shajë sa të dojë, po nuk ka pse të mos gëzohet për Shqipërinë kur e vërteta flet kaq qartë si në këtë rast🤷🏻‍♂️❤️