Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se në operacionin anti-drogë “Tempulli 3” me 25 të arrestuar, kishte edhe policë të përfshirë në kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike.
Në një intervistë televizive, Karamuço u shpreh se grupe brenda policisë, kryesisht të partullave të përgjithshme dhe “Shqiponjat”, janë përfshirë.
Ndërsa gazetari Ervin Leka deklaroi se droga vinte nga Kruja.
Ervin Karamuço: Pas metamorfozë 1 dhe 2, sigurisht është ndërruar krahu i punës, kanë ardhur punëtorë të rinju, janë rekrutuar rishtazi që pas muajit nëntor, shumica e tyre. Prapë ne kemi punonjës të Policisë së shtetit të përfshirë. Këta kanë pasur rolin e garantit dhe të orientimi. Aktualisht që ne flasim, ka një hetim jo vetëm për grupe të përziera, por edhe për grupe të mirëfillta brenda policisë së shtetit, me policë të patrullave të përgjithshme dhe atyre ‘Shqiponjave”, që merren me trafikim dh eshitje të lëndëve narkotike. Kjo po hetohet aktualisht, do jetë fitore shumë e madhe, përveçse pastrojme perimetrin dhe territorin e shkollave, pastrojmë edhe perimetrin e Policisë së Shtetit.Ne kemi një sfidë disa vite, që Malësia e Krujës vazhdon ende me kultivimin e lëndëve narkotike, kanabis. Ende Policia e qarkut Durrës, që mbulon edhe Krujën, nuk e ka displinuar këtë lloj zone për të mos pasur më kultivim të lëndës narkotike. Ne kemi filluar procesin e vëzhgimit ajror me dronët Bayraktara, por ne e kemi lançuar prej disa ditësh këtë, sikur i kemi thënë trafikantëve merrini fshini çfarë keni. Duhet të ishte diçka sekrete, e mirëmenduar. Kam qenë dëshmitar okular, janë arrestuar dy persona në zgjatimin e bulevardit “Zogu I”. Janë gjetur edhe kokainë. Lufta e madhe është për drogërat sintetike, është një tjetër problem. Në këto makina janë gjetur edhe lëndë të tjera sinotrope dhe sintetike. Apeloj për Policinë e Shtetit që këto operacione të jenë të kujdesshme.
Ervin Leka: Operacioni i zhvilluar së fundmi, është një fazë e tretë e opareacionit “Tempulli”, përsa i përket goditjes së shpërndarësve së lëndëve narkotike kryesisht në Tiranë, por që është i shtrirë në të gjithë territorin shqiptar. Hetimet kanë nisur që në muajin janar, ku këta persona, 35 personat që janë pjesë e këtij grupi që trafikonin lëndë narkotike në shkolla, janë mbajtur në përgjim dhe Prokuroria e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka pasur të gjitha materialet e nevojshme dhe me fakte se këta persona janë të përfshirë në rrjetin e trafikut të lëndeve naroktike. Gjykata e Tiranës ka marrë një vendim për t’ ekzekutuar masat e sigurisë, 20 persona janë në pranga, për 5 të tjerë është komunikuar masa e dytë e sigurisë, po punon edhe për kapjen e 10 persnave të tjerë që janë të përfshirë në këtë ngjarje kriminale. Dyshohet se droga ka qenë e magazinuar, rezulton se ka ardhur nga zona e Krujës dhe Fushë Krujës. Kanabisi vijon të mbetet numri një për sa i përket shpërndarjes së lëndëve nakotike, edhe trafikantët e kanë më të lehtë shpërndarjen,. Nga ky operacion është kapur 3.5 kg kokainë.