MENU
klinika

Parashikimi

Keni bërë plane për fundjavën? Mësoni më parë si do të jetë moti dhe çfarë do të ndodhë ditën e hënë

03.05.2024 - 11:46

Meteorologu Hakil Osmani ka treguar si do të jetë moti ditën e sotme dhe gjatë fundjavës. Ai bëri me dije se gjatë fundjavës do të ketë reshje shiu, teksa fillimi i javës që vjen do të jetë me diell, por e marta do të sjell sërish reshje shiu.

“Dita e premte mbetet në mbizotërimin e vranësirave të shpeshta të cilat herë pas here do të pësojnë zhvillime, duke krijuar edhe mundësi për moment me reshje të pakta shiu.

Edhe e shtuna mbetet në mbizotërimin e vranësirave, të cilat herë pas herë do të krijojnë mundësi për moment me reshje të pakta shiu. Kjo situatë mbetet deri në orët e pasdites, më pas kemi përmirësime të kushteve të motit dhe do të kemi dhe kthjellime në orët e mbrëmjes.

Po ashtu ky përmirësim i kushteve të motit do të vijojë dhe gjatë ditës së diel, duke bërë që të kemi interval të gjata me kthjellim. Vranësirat do të jenë prezente, duke bërë që në zona të izoluara të kemi reshje të pakta shiu.

E premtja në orët e mesditës do të ketë një rënie të temperaturave maksimale, deri në 21 gradë Celsius.

E shtuna sjell rënie të temperaturave në orët e para të mëngjesit, por kemi rritje në orët e mesditës, duke bërë që maksimumet të jenë në vlerën 22 gradë Celsius.

Dita e diel do të sjell një tjetër rritje të temperaturave të ajrit duke bërë që të kemi maksimume deri në 24 gradë Celsius.

E hëna do të jetë me mot të qëndrueshëm, me diell, do të ketë herë pas here vranësira, por nuk priten reshje. Kemi rritje të temperaturave të ajrit në orët e para të mëngjesit, duke bërë që në qytetet e zonave malore t’i kemi në 4 apo 5 gradë Celsius, ndërsa në Ultësirën Perëndimore pritet t’i kemi nga 7 deri ne 13 gradë Celsius. Maksimumet pritet të regjistrohen rreth 24-25 gradë Celsius.

Edhe e marta do të jetë me mot të qëndrueshëm, por pjesa e dytë e ditës do të ketë vranësira më të shpeshta, duke bërë që gjatë mbrëmjes në zonat veriore dhe në zonat qendrore të kemi reshje shiu”, tha Osmani.