MENU
klinika

"Në korrik ulje më e madhe"

Rënia e euros nën 100 lekë, ekspertja ngre alarmin

03.05.2024 - 17:09

Ekspertja e ekonomisë, Romina Radonshiqi ka komentuar rënien e thellë të euros.

Në një intersvitë për ‘Sot Live në Shqipëri’, ekspertja tha se euro pritet të arrijë vlerën nën 100 lekë. Madje sipas saj në disa pika e exchange euro tregtohet me vlera të ndryshme dhe në disa madje ka arritur edhe nën 100 lekë.

“Ka exchange që nuk e kanë sipas kursit të bankës, ka edhe nën 100. Në ato zona kur ka mungesë të këtyre pikave të këmbimit valutor, është shumë herët më e ulët. Në Durrës dhe Tiranë kam vënë rënë se nuk janë me kursin e këmbimit të bankës dhe ndryshon nga një zyrë në një tjetër, varet në zonën ku është, ka apo s’ka exchange tjetër, kostoja e qirasë”, tha ekspertja Radonshiqi në Report Tv.

Sipas ekspertes Radonshiqi në korrik do ketë një tjetër ulje të euros për shkak të fluksit të lartë të tuistëve, ndërsa thekson se kursimet në euro janë me humbje.

“Kursimet në euro janë me humbje. Në korrik do ketë nivel akoma më të ulët për shkak të ofertës më të madhe të turizmit. Nëse kemi 2 mijë euro, 2 mijë euro kemi humbje më të konsiderueshme. Në shumë Exchange ka rënë nën nivelin 100, do bie edhe më shumë për shkak të ofertës së madhe dhe numrit të turistëve. Presim akoma më tepër turistë, do kemi më tepër nënçmim të euros. Duhet të kemi kujdes me kursimet në euro”, vijon ajo.

Ajo thekson se Banka e Shqipërisë duhet të ndërhyjë pasi ulja e euros po dëmton remitancat dhe bizneset, sidomos ato që eksportojnë.

“I vetmi instrument që ka është të tërheqë euron nga tregu, në këtë moment nuk e sheh të arsyeshme. Duhet të bëjë diçka, dëmton remitancat. Me remitancat mbahet mosha e tretë që konsiderohet si target grup me varfëri absolute dhe relative, dëmtohen edhe bizneset sidomos ata që janë ekspertues, nuk janë më konkurrues”, thekson ekspertja.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, sot euro po këmbehet me 100.54 lekë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN