MENU
klinika

Rikthehen në modë!

Bella Hadid sjell trendin e pantallonave poshtë gjurit!

04.05.2024 - 08:54

Stili dhe veshjet ndonjëherë thonë atë që fjalët nuk mund ta bëjnë! Veshja e fundit e Bella Hadid tregon shumë, me fjalë të tjera mesazhi është: “Trendi i pantallonave poshtë gjurit sapo ka filluar”. Vetëm disa orë pasi promovoi linjën e saj të parfumeve, supermodelja u shfaq e veshur me një xhaketë të zezë bomber dhe pantallona në po të njëjtën ngjyrë dhe me gjatësi deri poshtë gjurit.

Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap

FOTO: GETTY IMAGES

Duket se Bella sapo aprovoi trendin e ri të pantallonave të pranverës, që nëse kombinohen në mënyrën e duhur, pra me taka të larta në ngjyrë të zezë dhe syze dielli me kornizë argjendi, ato funksionojnë gjithnjë si një super stil.

Nëse stili i Bella-s nuk iu bind mjaftueshëm, mjafton që t’i hidhni një sy pasarelave të modës për këtë sezon, si ajo e Tory Burch dhe Ferragamo, që i kanë pantallonat me gjatësi poshtë gjurit si pjesë të koleksioneve të reja të pranverës.

#1

Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap

FOTO: GETTY IMAGES

#1

Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap

FOTO: GETTY IMAGES

Me shumë mundësi edhe ju i keni një palë të tilla në dollap, ndaj ky është momenti për t’i nxjerrë prej andej dhe për t’i bërë pjesë të kombinimeve dhe stilit të përditshëm që konfirmon faktin se: moda është thjesht cikël!

Vajzat e showbizz, të cilat do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme

Emrat e rinj që përfliten si konkurrentë të “Big Brother VIP”!

Prapaskenat/ Skena xhelozie dhe sherre

Arsyet e ndarjes së Ilnisa Agollit e Meriton Mjekiqit!

“Më rrihnin të gjithë”

Mehdi Malkaj rrëfen historinë me babain