MENU
klinika

“Çifti u godit me sende të forta dhe me mjete prerëse”

Policia sqaron dinamikën e krimit në Dropull

05.05.2024 - 09:54

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur tre ditë më parë në Dropull, ku u vranë çifti i të moshuarve Kosta dhe Kleoniqi Ilia. Për këtë ngjarje në pranga është vënë autori i dyshuar, shtetasi Thoma Mastora, 69 vjeç.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, Ardian Çipa në një konferencë për mediat teksa sqaroi të gjithë dinamikën e krimit të rëndë tha se autori ka qenë edhe më parë i dënuar për vjedhje, po është ka qenë në hetim për disa vepra penale.

Ai tha se autori i ka vrarë me sende të forta dhe me mjete prerëse, ndërsa për shkakun e vrasjes u shpreh se “ngjarja ka ndodhur për motive banale, konflikte të çastit dhe të vazhdueshme”.

“Nga veprimet hetimore të kryera u arrit në konkluzionin se viktimat ishin goditur me sende të forta dhe prerëse. Nga kontrolli i ushtruar në banesë u gjet dhe u sekuestrua dhe një vlerë rreth 5 mln lekë të reja që çifti kishte në banesë. U shoqëruan 35 persona, u kryen kontrolle, u bë eksperiment hetimor.

Nga provat e siguruara rezulton se autor i këtij krimi është Thoma Mastora 69 vjeç, banues po në këtë fshat (Bodrishtë). Në vijim të hetimeve u bë ekzekutimi i urdhrit për ndalimin e këtij shtetasi, me gjendje gjyqësore i dënuar më parë. Ndalimi u bë për veprën penale vrasje në rrethana të tjera cilësuese dhe mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municioneve”, tha Çipa.

Deklarata e Plote:

Më datë 02.05.2024 rreth orës 08:00 jemi njoftuar se në fshatin Bodrishtë/Dropull ishin gjetur nga bashkëfshatarët pa shenja jete dy shtetas në brendësi të banesës së tyre.

Me marjen e njoftimit shkuan menjëherë në vendngjarje shërbimet e policisë, drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër dhe të Komisariatit të Policisë.

Gjithashtu për të hetuar dhe zbardhur rrethanat e ngjarjes u ngrit një grup i posaçëm hetimor i kryesuar nga Drejtuesi i Prokurorisë Gjirokastër Z.Petrit Çano dhe prokurorja Blerina Musabelliu, Drejtori për Krimet e Rënda dhe Specialistë nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, ekspertë kriminalistë nga Instituti i Policisë Shkencore dhe ekspertë kriminalistë nga Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër, ekspertë të Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe strukturat e hetimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër.

Grupi i posaçëm hetimor kreu një sërë veprimet hetimore dhe proceduriale në vendin e ngjarjes.

Nga verifikimet paraprake, rezultoi se në brendësi të oborrit të banesës është gjetur i pajetë shtetasi Kosta Ilia 84 vjeç, lindur e banues ne Bodrishtë dhe në brendësi të banesës është gjettur e pajetë Kleoniqi Ilia 88 vjeçe, lindur e banuese në Bodrishtë.

Nga kqyrja sipërfaqësore e trupit të shtetasit Kosta dhe Kleoniqi Ilia u konstatuan shenja dhune në pjesë të ndryshme të kokës dhe trupit.

Nga kqyrja e vendit të ngjarjes, ambienteve të banesës dhe gjithë oborrit nuk u konstatuan shenja të vjedhjes apo të krijohej bindja se autorët mund të kishin ushtruar kontroll me qëllim gjetjen e vlerave monetare apo sende me vlerë që mund të posedoheshin nga viktimat.

Nga veprimet hetimore të kryera me ekspertët kriminalistë dhe mjeko- ligjorë u arrit në konkluzionin se viktimat ishin goditur me sende të forta dhe prerëse duke u shkaktuar vdekjen.

Për thellimin e hetimit u fiksuan dhe u morën për egzaminime të mëtejshme sende dhe mjete të cilat dyshohej se kishin lidhje me rrethanat e ngjarjes dhe që egzaminimi i të cilave do të identifikonte autorin dhe dokumentonte me prova ligjore.

Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në banesë u arrit të gjendej, fiksohej dhe sekuestrohej me cilësinë e provës materiale përveç provave të tjera dhe një vlerë e konsiderueshme rreth 5 milion lekë të reja që çifti i të moshuarëve kishte në banesë.

Për sqarimin e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve u shoqëruan, u dhe pyetën për rrethanat e hetimit 35 shtetas. U kryen intervista, verifikime, kontrolle, eskpertime, u bë eksperiment hetimor dhe të gjitha veprimet e tjera që grupi i posaçëm hetimor çmoi të nevojshme për të zbardhur dhe dokumentuar me prova ligjore ngjarjen.

Nga hetimet intensive, inteligjenca policore, deklarimet e ndryshme dhe ekzaminimet biologjike të provave u arrit të sqarohet motivi i kësaj ngjarje dhe të dokumentohet me prova ligjore autori i kësaj ngjarje të rëndë me pasoja vrasjen e dyfishtë të shtetasve Kosta e Kleoniqi Ilia.

Nga provat e siguruara rezulton se autori i këtij krimi dyshohet të jetë shtetasi Thoma Mastora 69 vjeç, banues në Bodrisht të bashkisë Dropull

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale u bë ekzekutimi i urdhërit të Prokurorit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër për ndalimin e shtetasit:

Thoma Mastora, 69 vjeç, banues në Bodrishtë/Dropull “, i dënuar më parë për vjedhje.

Gjatë kontrollit të banesës së 69 vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sendin e dyshuar të krimit, një sasi municioni luftarak, një mjet prerës, dhe prova të tjera që janë dërguar për egzaminim në Institutin e Policisë Shkencore.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese dhe mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit”

Për zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë është punuar intensivisht nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, të Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, Instituti i Policisë Shkencore adhe të Mjekësisë ligjore nën drejtimin e drejtuesit të Prokurorisë dhe prokurores së cështjes, ku gjej rastin ti falënderoj për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe punën profesionale të bërë për këtë rast.

Dua të siguroj qytetarët se strukturat e Policisë që operojnë në territorin e qarkut Gjirokastër janë tërësisht të angazhuara për të garantuar rendin e sigurinë dhe për të luftuar çdo paligjshmëri që shfaqet në territor dhe në këtë kuadër i ftoj sërish që të besojnë e bashkëpunojnë akoma më shumë me Policinë pasi bashkërisht ndërtojmë një ambient edhe më të sigurt.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Piu kafen e fundit me të moshuarit, më pas…

Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia arreston autorin!


Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë