Besimtarët ortodoksë në të gjithë vendin festojnë Pashkët. Me lutjet për paqe dhe mirësi, ata ndoqën meshën e ngjalljes së Krishtit në Kishat dhe Katedralet në gjithë vendin. Ngjallja e Krishtit këtë vit kulmoi në mesnatën mes 4 dhe 5 majit.
Në Tiranë, mesha e shenjtë e Pashkës u kremtua në Katedralen ‘Ngjalla e Krishtit’.
Besimtarët kanë ndezur qirinj në “Katedralen Ortodokse Ngjallja e Krishtit” për të çuar në shtëpi dritë nga drita e Jezukrishtit i cili tanimë u ngjall vërtetë.
Festimet do të vijojnë gjatë gjithë ditës së diel, 5 prill.
Ndërkohë Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj uroi besimtarët ortodoksë shqiptarë për Pashkën. Bashkë me urimin për Pashkë të bekuara e të gëzuara kreu i shtetit përcolli mesazhin e bashkimit dhe mbështetjes së njëri-tjetrit në nevojë, duke shpërndarë besim dhe optimizëm në shoqërinë shqiptare.
Mesazhi i plotë i Presidentit të Republikës për Pashkët:
“Gëzuar Pashkën, ditën e besimit dhe të shpresës për të gjithë besimtarët ortodoksë shqiptarë!
Kjo festë e shenjtë përbashkon sot kudo te gjithe besimtaret ortodoksë.
Pashkët na ftojnë të kemi besim e të jemi shpresëplotë për jetën.
Të mbështesim vëllazërinë, miqësinë e shoqërinë në të mirë e në të keq.
Pashkët simbolizojnë dritën e jetës, ngadhnjimin e jetës mbi vdekjen.
Qirinjtë që besimtarët ortodoksë marrin nga flaka e kandilit në kishë dhe e çojnë në shtëpitë e tyre sonte kanë marre me vete shpresën, besimin dhe optimizmin për një jetesë të paqtë, të gëzuar e plot shëndet.
Ringjallja e këtyre tre elementeve është shumë e rëndësishme për shoqërinë tonë.
Pashkë të bekuara e të gëzuara për të gjithë besimtarët ortodoksë shqiptarë kudo po i festojnë!
Edhe kryeministri Rama uroi besimtarët me ane te nje postimi ne Facebook: Miremengjesi! Gëzuar Pashkët Ortodokse.
Gazeta Panorama Online uron të gjithë besimtarët Gëzuar Pashkët!