05.05.2024 - 10:59
Sot është 5 maji, Dita e Dëshmorëve. Kjo datë është shumë e rëndësishme për shqiptarët, pasi kujtohen dhe nderohen trimat që luftuan për Shqipërinë e lirë.
Krerët më të lartë të shtetit dhe politikës, si çdo vit zhvillojnë te Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut.
Dita e Dëshmorëve e ka origjinën në 5 maj 1942, kur u vra Qemal Stafa, i cili me veprimtarinë e tij u kthye në simbol të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare
Kryeministri Edi Rama e kryeparlamentarja Lindita Nikolla kanë zhvilluar homazhe në varrezat e Dëshmorëve.
Në homazhe ishte edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, si edhe shefi i Shtabit Arben Kingji si dhe ambasadorë të ndryshëm e veteranë të luftës.