MENU
klinika

Dinamika/ Nga dhuna, tek vendimi për vetëflijim!

Burri denoncoi gruan dhe fëmijët se ishin zhdukur, por u arrestua!

05.05.2024 - 12:33

Shkodra, por edhe gjithë Shqipëria u tronditën sot (5 maj) nga një ngjarje tepër e rëndë, ku për shkak të dhunës sistematike në familje, një nënë e re së bashku me tre fëmijët janë vetëflijuar duke u hedhur në lumë. Për këtë ngjarja tepër tronditëse, policia ka vënë në pranga bashkëshortin dhe babain e tre fëmijëve të mitur, shtetasin Ergys Arrazi.

Dy ditë më parë, 31-vjeçari ka bërë denoncimin në polici se gruaja tij, Alam Arrazi bashkë me tre fëmijët, 9,8 dhe 3 vjeç janë zhdukur, por në të vërtetë pas kësaj zhdukje qëndronte dora e një babai dhunues, që ka detyruar nënën bashkë me tre të miturit të ndërmarrë aktin ekstrem.

Mbrëmjen e djeshme, një peshkatar i zonës ka gjetur të pajetë në ujërat e lumit Buna, vajzën 9 vjeçe, e cila kishte edhe shenja në fytyrë. Por deri tani (5 maj, ora 12:00) nuk dihet ende fati i nënës, Almës 39 vjeçe se bashku me dy fëmijët e tjerë, 8 dhe 3 vjeç.

ARRESTIMI I 31-VJEÇARIT

Dëshmia e motrës së Almës, e cila ka deklaruar në polici se motra e saj dhunohej barbarisht dhe në mënyrë sistematike, por edhe dhuna në trupin e vajzës, kanë bindur policinë që të arrestojnë babain Ergys Arrizi.

Pista kryesore që po heton policia është dhuna në familje e shkaktuar nga bashkëshorti 31-vjeçar, i cili është arrestuar në Shkodër pas deklaratave kontradiktore që ka dhënë në polici.

31 vjeçari, i cili më parë ka qenë i dënuar për kultivim të bimëve narkotike, akuzohet për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.

DËSHMIA E MOTRËS SË 39-VJEÇARES

Motra e Alma Arrazit, pas njoftimit se ajo dhe 3 fëmijët janë zhdukur ka shkuar në policinë e Shkodrës dhe ka treguar se Alma dhunohej barbarisht nga bashkëshorti bashkë me fëmijët.

Dëshmia e saj por dhe shenjat e dhunës në trupin e vogëlushes që u gjet e mbytur i krijuan bindjen policisë për ta vene në pranga Ergys Arrazi për veprën penale të Shkaktimit të vetëvrasjes.

KËRKIMI I TRUPAVE TË ALMES DHE DY FËMIJËVE TË TJERË

Ndërkohë prej ditës së djeshme vazhdojnë kërkimet për gjetjen e Alma Arrazit dhe dy fëmijëve të saj 8 dhe 3 vjeç, të cilët dyshohet se janë vetëmbytur në ujërat e lumit Buna. Palombarët janë duke kërkuar në zona të ndryshme të rrjedhës së lumit.

NJOFTIMI I POLICISE

Hetimet e thelluara zbardhin një rast të dhunës në familje, që shkaktoi vetëvrasje.

Vihet në pranga 31-vjecari, për dhunë ndaj bashkëshortes dhe 3 fëmijëve, si dhe për shkaktim të vetëvrasjes së vajzës së tij 9-vjeçare, si pasojë e dhunës.

9-vjeçarja ështe gjetur e pajetë, dyshohet e vetëmbytur në lumin Buna.

Polumbarët e RENEA-s vijojnë kërkimet pasi dyshohet se janë vetëmbytur dhe bashkëshortja dhe 2 fëmijët e tjerë të 31-vjeçarit.

Menjëherë pas kallëzimit të shtetasit E. A., 31 vjeç, të bërë më datë 03.05.2024, se më datë 02.05.2024, ishin larguar nga banesa, bashkëshortja e tij, shtetasja A. A., 39 vjeçe dhe 3 fëmijët e tyre të mitur (9, 8 dhe 3 vjeç), u ngrit një grup i posaçëm hetimor për të hetuar shkaqet e largimit nga banesa.

Bazuar në hetimet e kryera dhe inteligjenca policore, dyshohet se shkaku i largimit nga banesa ishte dhuna e ushtruar nga 31-vjeçari, ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve, të cilët dyshohet se mund të kenë kryer vetëvrasje.

Më datë 04.05.2024, u bë ndalimi i shtetasit E. A., 31 vjeç (i dënuar më parë për kultivim të bimëve narkotike), për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.

Grupi hetimor ka vijuar hetimet dhe shërbimet e Policisë kanë vijuar kontrollet për gjetjen e 39-vjeçares dhe 3 fëmijëve.

Gjatë kontrolleve, rreth orës 22:00 të datës 04.05.2024, në ujërat e lumit Buna, në fshatin Darragjat, u gjet trupi i pajetë i vajzës 9-vjeçare të shtetasve E. A. dhe A. A., e cila dyshohet se është vetëmbytur si pasojë e dhunës nga babai i saj.

Policia e Shkodrës, në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, vijon intensivisht punën për gjetjen e 3 shtetasve të tjerë të larguar nga banesa, si dhe për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rasti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çoi vajzën e tij 9-vjeçare drejt vetëmbytjes, gruaja me dy fëmijët e tjerë, të zhdukur!

Kush është Ergys Arrazi, i dënuar më parë për drogë

Policia zbardh ngjarjen e rëndë/ Shkaktoi vetëmbytjen e vajzës 9-vjeçare!

Zhdukja e nënës me fëmijët/ Arrestohet bashkëshorti