MENU
klinika

“Të dënohet kushdo që e nxiti…“

Tragjedia në Shkodër, reagon Beci: Të tronditur nga humbja e një nëne dhe 3 fëmijëve!

05.05.2024 - 20:15

Kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci shprehet i tronditur për ngjarjen e rëndë në Shkodër, ku nëna me tre fëmijë Alma Arraz u vetëhodh në Bunë, sipas hetimeve paraprake e nxitur prej dhunës dhe tradhtisë së bashkëshortit. Beci bën apel që institucionet përkatëse të japin dënim për këdo që e nxiti një veprim të tillë.

“Shkodra, por edhe gjithë opinioni publik ndjehen sot të tronditur nga humbja e një nëne dhe tre fëmijëve të saj.Inkurajoj fort trupat speciale në gjetjen e trupave dhe institucionet përkatëse në dhënien e versionit zyrtar e dënimit të kujdo që nxiti një veprim të tillë”, shkruan Beci.