MENU
klinika

Gruaja dhe fëmijët u mbytën në lumë

Del para gjykatës Erdgys Arrazi! Çfarë ka deklaruar 31-vjeçari

07.05.2024 - 10:01

Erdgys Arrazi, i cili është i arrestuar si i dyshuar për dhunë në familje dhe për rrjedhojë shkaktimin e vetëvrasjes të Alma Arrazit dhe mbytjes së fëmijëve të këtij çifti në lumin Buna, do të dalë përpara gjykatës se Shkodrës për t’u njohur me masën e sigurisë.

31 vjeçari do të dalë përpara gjyqtarit Sokol Shehu në orën 12:30, ndërsa prokuror i çështjes është Ledion Tema.

Më përpara në polici pasi është marrë në pyetje Arrazi ka mohuar se ka dhunuar bashkëshorten e tij apo 3 fëmijët e mitur ndërsa ka deklaruar se Alma Arrazi merrte medikante për shkak të depresionit dhe stresit herë pas here.

Dy prej trupave janë gjetur ndërsa vijojnë kërkimet për gjetjen e dy trupave të tjerë, nënës dhe djalit 4 vjeçar, ndërsa më përpara u gjetën vajza 9 vjeçare nga një peshkatar në mënyrë rastësore dhe vajza 8 vjeçe ditën e djeshme.