MENU
klinika

Rama paralajmëron ministrat dhe zyrtarët

“Kush punon për xhepin e tij fshehurazi, s’do ta ketë në krahë PS-në!”

07.05.2024 - 11:03

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se ka punuar gjatë qeverisjes së tij me mbi 40 minitra, të cilëve tha se ua ka bërë të qartë se kushdo që punon fshehurazi për xhepin e tij, nuk do të ketë në krahë PS-në, por vetëm avokatin e tij.

Edi Rama-mbledhja-grupi-PS-socialistet-ministrat-qeveria-mbledhja-grupi-vendimi-rama-korrupsioni-Partia-Socialiste (14)

Rama tha se kanë ardhur kohë të këqija dhe se ai e pret të vërtetën nga SPAK-u dhe jo nga zyrtarët që akuzohen për korrupsion.

“Kam punuar me 40 e ca ministra të gjithë e kanë dëgjuar prej meje që kush lufton për qëllime të përbashkëta ka mbështetjen time për çdo hap. Kush gabon duke kujtuar se mund të bëjë një rrugë e dy punë, duke punuar fshehurazi për xhepin e tij s’do të më ketë në krah as mua as PS-në, por vetëm avokatin.

Jo po PS do t’i mbajë njerëzit e saj dhe ti nuk duhet ti lëshosh. Unë nuk lëshoj vetëm dajin e vogël që do e hidhet nga shembi, por nuk mund të mbaj asnjë burrë me para të vjedhura. Jo po s’kam bërë asgjë se SPAK-u kështu e SPAK-u, ashtu’, nëse s’ke bërë gjë s’të mban PS-ja, por vetëm e vërtetat jote.

PS nuk bën avokatinë e askujt. Sa më lart të jetë ngjitur kërkesa e SPAK, aq më shumë e presim të vërtetën e SPAK. Keq me vjen për këdo që s’do ta pranojë realitetin. Kanë ardhur kohë të këqija shumë. Duna dhe të shkëmbejnë dhe të rrëmbejnë. S’kemi ç’bëjmë se kjo luftë për drejtësinë e re është e vërteta jonë me kuptim të plotë.

Më 40 e ca ministra, ai grusht ministrash socialistë që kanë deri më sot lidhje, nuk janë larguar nga SPAK, por janë larguar nga unë për të korrigjuar shënjestrat e punës.’- tha Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN