MENU
klinika

“Mund të mos jem i zgjuar, por kaq budalla s’jam”

Rama u përgjigjet kritikëve për kontrollin e SPAK: E ç’më duhet?

07.05.2024 - 11:23

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kritikëve se ai kontrollon Prokurorinë e Posaçme. Në fjalën e tij të gjatë para deputetëve socialiste, por edhe para kabinetit qeveritar, kreu i qeverisë u shpreh se ka bërë maksimumin për realizimin e reformës në drejtësi, duke shkuar sa në Bruksel e Berlin dhe Uashington.

“Përpara ligjit jemi të gjithë të barabartë. Ka disa që thonë që unë nuk e kam menduar se do vinte kjo ditë. Reformën na i imponuar ambasadorët, kurse më të fantaksurit thonë që SPAK bën ca i them unë. E para unë mund të mos jem shumë i zgjuar, por edhe kaq fare idiot sa të shkoja derë me derë, sa në Berlin sa në Bruksel për të kërkuar aleancë për vettingun, të cilin në ato fillime as në Berlin as në Bruksel nuk e pranonin. Pastaj në Uashington për të kërkuar aleanca për krijimin e BKH. Le ti hapin kartat, BKH është në programin tonë në 2009.

Si na i imponuan reformën ambasadat, kur ne na u desh shumë kohë për ti bindur ata për domosdoshmërinë e këtij ushtrimi shumë të paparashikueshëm që donim të bënim dhe patjetër që vullneti ynë ishte pavarësimi i pushtetit politik, i drejtësisë nga pushteti politik. Po si mund të bënte vakti që të shkrueshmin gjitha ato analiza po të mos ishte vullneti i PS dhe vendosmëria për të mos u tërhequr nga presion real konkret duke parë detin para gjiri të Lalzit që do prishej koalicioni qeverisës sepse edhe sikur të vinte flota e gjatë amerikane nuk kalonte reforma në drejtësi.

Në rastin më të keq i keni live cdo sabah dhe çdo aksham bëhen për të ardhur keq. E çmë duhet mua kontrolli i SPAK? Që unë të shqyhem ne dysh ditë e natë, në krye të punëve që shumica në këtë familje politike të bëjnë punën e tyre që disa ti bëjnë në gjumë dhe ti gjejnë në gjumë. E ndërkohë ta kontrolloj SPAK që ndonjë mes nesh, ca rrotull nesh të tjerë poshtë nesh të flenë rehat mbi dyshekët e mbushur me puplat e korrupsionit”, tha Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN