MENU
klinika

Projektligji

Vettingu i pedagogëve, çfarë pritet për plagjiaturat?

02.01.2019 - 16:10

Protesta e studentëve largoi ndikoi mjaft në largimin e ministres së Arsmimit Lindita Nikollës, megjithatë akoma nuk ka filluar.

Pavarësisht largimit ajo bëri gati projektligjin, duke përmbushur edhe një nga kërkesat e studentëve, vettingun e pedagogëve dhe gradave shkencore.

Fjala është për Kodin e Sjelljes për Integritet në Kërkimin Shkencor në Republikën e Shqipërisë.

Në këtë projektligj bëhet verifikimi i titujve akademikë dhe gradave shkencore të dhënë nga Universitetet. Gjithashtu ka penalitete të rënda financiare për hajdutët e punimeve shkencore. Ndër të tjera në nenin 20 të projektligjit flet për shkeljet e rënda në kërkimin shkencor, ku ndër të tjera përcaktohet si shkelje të rënda:

1- Plagjiatura;

2- Falsifikimi;

3- Fabrikimi;

4- Pranimi dhe/ose paraqitja e punimeve pranë një organi haptazi jokompetent ose të paautorizuar në fushën përkatëse.

Gjobat e parashikuara janë të mëdha dhe do ketë ndërshkime.

Në Nenin 31 të projektligjit parashikohen gjoba nga 1 milion deri ne 3 milion leke te reja, si dhe heqja e gradës shkencore si edhe ndërprerjen e kontrate se punës.

Ligji parashikon gjithashtu se 50% te masës së gjobës të studentit e merr pedagogu udhëheqës, 30 % i marrin oponentët. Sa edhe kaq marrin edhe recensuesit.

Nisma ligjore parashikon ngritjen e Këshillit të Etikës pranë institucioneve të arsimit të lartë dhe atyre kërkimore, të cilët verifikojnë të parët shkeljet e punimeve shkencore.

Akademisë së Shkencave ngre Kolegji i Etikës si organi më i lartë që shqyrton ankimimet e palëve ndaj vendimeve të këshillave të etikës. Ajo ka të drejtë të nisë verifikimet për një shkelje të caktuar edhe me nismën e tij.

Kërkesë-ankesat, paraqiten fillimisht pranë Këshillave të Etikës. Të drejtën e ankimimit e kanë individë apo institucioni ku është paraqitur punimi apo punon punonjësi si dhe jo më pak se tre anëtarë të Këshillit të Etikës.

Për një muaj nga paraqitja e kërkesë ankesës Këshilli i Etikës duhet të marrë vendim ndërsa penalitetet financiare mund të ankimohen në gjykatë.

Projektligji në fjalë është ende në fazë konsultimi dhe pritet që shumë shpejt të miratohet nga Këshilli i Ministrave për t’ia përcjellë më pas Kuvendit për miratim.

Kjo nismë ligjore duket si një ogur i mirë i një kalvari të gjatë të problemeve të arsimit shqiptar që vuan nga probleme të shumta dhe gjithfarëshe.