MENU
klinika

Çfarë paralajmëron Albana Vokshi

Dështon sërish Komisioni Hetimor për PPP në shëndetësi, mazhoranca bojkoton!

07.05.2024 - 14:17

Ka dështuar sërish mbledhja e Komisionit Hetimor për PPP në shëndetësi, pasi mazhoranca nuk mori pjesë.

Në pamundësi të plotësimit të kuorumit, kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi e mbylli mbledhjen duke paralajmëruar një konferencë për gazetarët, pasi siç tha ajo në sallën ku mblidhet Komisioni nuk lejohen të mbajnë të deklaratë për mediat.

Albana Vokshi u shpreh se kishin pritur rreth 30 minuta në sallë kolegët socialistë, të cilët nuk janë paraqitur në mbledhje.

“Pritëm kolegët që të vinin, rreth 30 minuta. Janë në kryesinë e Kuvendit, por nuk kanë ardhur. Koncesionet në Shëndetësi kanë kushtuar 200 mln euro dëm shtetit. Sot në rendin e ditës kishim kërkuar miratimin e kërkesave për informacion. Është mbledhja e 6 qe bojkotohet nga deputetët e PS-së, pa asnjë arsye legjitime. Duke mos pasur kuorumin e nevojshëm, do të detyrohem ta konsideroj të mbyllur këtë mbledhje, për të ftuar mediat për një prononcim. Deputetëve të Komisionit Hetimor nuk i lejohet të mbajë konferencë në këtë sallë. Kjo është një diskriminim i vazhdueshëm”, tha Vokshi.