MENU
klinika

Moti

Janari vjen me acar, sa do të shkojë në zonat malore?

02.01.2019 - 16:41

Viti i ri nuk erdhi vetëm me dhurata. Në zonat malore ulja e temperaturave ka kthyer e do të kthejë reshjet.

Sipas IGJEUM, në të gjitha qarqet priten të ketë reshje të dobta duke nisur nga pasditja e sotme. Nesër priten reshje të dobëta, por më shumë në qarqet Elbasan, Korçë dhe Vlorë. Deri në 400 m priten reshje dëbore në 400m mbi nivelin e detit.

Në zona shumë të kufizuara mund të zbresin dhe poshtë këtij niveli, përfshirë edhe bregdetin e Jonit, por kryesisht dëborë e përzier me shi.

Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare këtë pasdite. Ditën e  enjte pritet të ketë një forcim gradual të saj, për t’u bërë problematike në disa zona.

Era në terrenet e larta malore dhe në bregdet do t’i kalojë 40km/orë, veçanërisht në Perëndim të vendit.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit për të enjten pritet të arrijnë:

Në bregdet: 2 / 9 °C kurse në vendet e ulëta: 2 / 7 °C, në vendet malore ato priten të jenë më të ftohta:-6 / 0 °C.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN