Avokati Spartak Ngjela ka komentuar masën e arrestit të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Ai tha se Berisha nuk tërhiqet nga politika pasi ka interesat e tij dhe synon heqjen e akuzave ndaj tij.
Ngjela u shpreh se nëse Berisha largohet nga Partia Demokratike, atëherë situata në parti do të përmirësohet. Avokati shton se shkaku kryesor ku ndodhet partia është Berisha, ku sipas tij po bën lojë.
“Interesi i Berishës vetëm një shpëtim ka, të tërhiqet Berisha nga çdo akt politik. Është non grata në Amerikë. Menjëherë rigrupohet PD-ja. Iku Berisha merr fund loja, rregullohet PD-ja. Ai është shkaku kryesor.
Në çdo ngjarje që ka ndodhur, ka një shkak pa të cilin, që është Saliu. Po ra shkaku mbaron pasoja. E ka interes ai, është i arrestuar, i akuzuar. E bën të gjithë këtë lojë për të shpëtuar veten nga akuza. E ka gabim, asgjë nuk po ndodh”, tha Ngjela për “TCH”.