Dueli i fundit i kampionit botëror të boksit Floyd Mayweather nuk ka kënaqur shumë fansat e këtij sporti, pasi u pa qartë që ai zgjedh rivalë gjithnjë të lehtë për t’u mundur dhe për të fituar pará.
Antipatinë ndaj tij e ka shprehur edhe legjenda Mike Tyson, i cili nuk është tifoz i Floyd Mayweatherit as si boksier, e as si njeri. Këtë gjë e ka bërë të ditur pasi që Mayweather kishte thënë se ai është boksieri më i mirë në histori, më i mirë se Muhammad Ali dhe Tyson.
Mayweather e mposhti japonezin Tenshin Nasuwaka Natën e Vitit të Ri qysh në rundin e parë, kur e rrëzoi tri herë brenda minutës së parë të duelit. 41-vjeçari fitoi 8 milionë euro për 1 minutë.
“Ai është duke fantazuar. Dëgjomëni, nëse ai do të ishte sado pak afër fronit të të mrekullueshmit Muhammad Ali, ai do të ishte në gjendje t’i dërgonte fëmijët e tij në shkollë vet”, – ka thënë Tyson.
“Në rregull, ai nuk mund t’i dërgojë fëmijët e tij në shkollë dhe ai po flet se sa i mrekullueshëm është? Nuk ka të bëjë me sa mund ta mbrosh veten nga njerëzit, por sa pranohesh e respektohesh nga ta”.
“Ai nuk mund t’i dërgojë fëmijët e tij në shkollë i vetëm. Ai është një burrë i vogël e i frikësuar. Ai është një burrë shumë i vogël dhe shumë i frikësuar” – ka përfunduar Tyson.