MENU
klinika

BE reagon për çështjen ‘Beleri’

“Mosmarrëveshjet Shqipëri – Greqi nuk duhet të vonojnë procesin e anëtarësimit”

08.05.2024 - 11:23

Komisioni Evropian shpreson se Maqedonia e Veriut do të fillojë bisedimet e anëtarësimit me BE-në sa më shpejt të jetë e mundur dhe, duke iu referuar mosmarrëveshjeve dypalëshe midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, si dhe mes Shqipërisë e Greqisë, përsëriti qëndrimin e tij se mosmarrëveshjet dypalëshe nuk duhet të vonojnë procesin e anëtarësimit.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero i ritheksoi këto qëndrime në një konferencë për shtyp këtë të martë, kur u pyet, në mënyrë indirekte, për burgosjen e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri dhe nëse Komisioni e sheh atë si një çështje rreptësisht dypalëshe apo që duhet të shqetësojë edhe BE-në.

Pisonero nuk pranoi të komentojë për çështjen Beleri, duke thënë se Komisioni nuk komenton çështjet gjyqësore në hetim, por po e ndjek atë.

Ajo iu referua gjithashtu kërkesës së Bullgarisë, që Maqedonia e Veriut të njohë ekzistencën e një pakice bullgare në kushtetutën e saj. Ajo tha se qeveria aktuale është e përkushtuar për ndryshimin e kushtetutës së Maqedonisë së Veriut.

Opozita e Maqedonisë së Veriut, e favorizuar për të fituar zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të së mërkurës, ka denoncuar “kapitullimin” e qeverisë ndaj kërkesës së Bullgarisë.

Vetëm 3,506 njerëz nga 1,836,713 popullsia e Maqedonisë e përshkruan veten si bullgarë në regjistrimin e vitit 2021.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Europa duhet ta ndalojë që të mos shkojë më tej"

Mediat greke: Rama është bërë si Erdogan dhe Putin


Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin