MENU
klinika

Merret vendimi

Erdgys Arrazi s’do përcjellë dy të miturit në banesën e fundit

08.05.2024 - 11:58

Policia e burgjeve ka vendosur zyrtarisht që të mos marrë përsipër shoqërimin e 31-vjeçarit Erdgys Arrazi në ceremoninë mortore të dy fëmijëve të tij të mitur.

Gresa 8-vjeçare dhe Arditi 3-vjeçar që do të varrosen në orën 12:00 të ditës së sotme, pranë motrës së tyre më të madhe, Ergestës, e cila u përcjell për në banesën e fundit dy ditë më parë.

Prokurori i çështjes ka dhënë pëlqimin që Arrazi të jetë i pranishëm por policia e shtetit dhe policia e drejtorisë së burgjeve nuk e kanë marrë përsipër që ta shoqërojnë me forca efektivësh që të jetë i pranishëm në varrim. Familjarët e Erdgys Arrazit edhe këtë radhë kanë këmbëngulur që 31 vjeçari të jetë i pranishëm në varrim për dy fëmijët e tij por një gjë e tillë nuk është marrë përsipër as nga policia e shtetit dhe as nga policia e burgjeve. Erdgys Arrazi nuk mori pjesë as në varrimin e vajzës 9 vjeçe e cila u gjet e para dhe u varros përpara dy fëmijëve të tjerë që u gjet më pas.