MENU
klinika

“I ka kapur telefonin, i pa video me të dashurën”

Vëllai i Alma Arrazit rrëfen bisedën e fundit me të motrën

08.05.2024 - 12:56

Shkëlzen Bushati, vëllai i Alma Arrazit, ka qenë në një lidhje direkt në emisionin “Me Zemër të Hapur”, të moderatores Evis Ahmeti, ku ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë në Shkodër, ku 39-vjeçarja u vetëmbyt në ujërat e lumit Buna së bashku me tre fëmijët e saj.

Ai ka treguar detaje sa i përket konflikteve mes çiftit, fundi i të cilave konkludoi në një tragjedi.

“Për herë të fundit me Almën kam folur në datën 1, që më ka uruar për diçka dhe nuk kam folur më. E pyeta si je si po shkojnë punët, kaq.

Mora vesh që ky kishte një lidhje, ne e dinim dhe për këtë arsye ka debatuar motra. Ndenji pak kohë tek ne, komunikoi sërish me bashkëshortin sepse ai i tha dua që të rri me ju. Ajo u kthye por ai nisi sërish.

Kunati e ka tradhtuar motrën me të njëjtën vajzë. Unë vetë nuk e njoh.
Nuk di nëse motra e njihte. Thjeshtë më kishte thënë që dyshonte për një vajzë.

Motra i ka kapur telefonin, i ka pasur edhe video.

Alma me Erdgysin kanë 10-12 vite të martuar. Janë marrë me dashuri jo me shkuesi”, tha ai për gazetaren Anila Ahmataj.