08.05.2024 - 13:21
Kreu i SYRIZA, Stefanos Kasselakis do të vizitojë nëser Shqipërinë. Mediat në Greqi raportojnë se Kasselakis do të zhvillojë një takim me minoritetin grek në Dropull, por nuk dihet nëse do të shkojë në Himarë.
Ai do të takohet me aktorë të minoritetit grek dhe të diskutojë me ta problemet që i shqetësojnë.
Po ashtu, Stefanos Kasselakis pritet të takohet me kryetarin e bashkisë së Dropolis, Dhimitraq Toli rreth orës 10:00 në godinën e bashkisë, ndërsa më pas do të vizitojë shkollat e zonës.