MENU
klinika

Negociata me një shtet të huaj

Shqipëria, do marrë 40 mijë punëtorë të kualifikuar!

08.05.2024 - 13:29

Shqipëria është në bisedime me një shtet të huaj për të marrë 30-40 mijë punonjës të kualifikuar.

Lajmi është bërë i ditur për nga Albin Gega drejtori i Përgjithshëm i Punësimit dhe arsimit profesional në ministrinë e Ekonimisë, por emri i shtetit nuk është mësuar.

‘Ministria po bën përpjekje të mira për të marrë punonjës cilësor nga tregu i huaj. ajo që po them si një e re që do të ndodhë shumë shpejt është që jemi në përfundim të një kontratë me një shtet që ka punonjës të kualifikuar, profesional në pjesën e disa industrive, duke përfshirë atë të turizmit por edhe të veshjeve. Mendoj që shumë shpejt do të bëhet e mundur kjo lidhje marrëveshje., dhe do të kemi punonjës të kualifikuar që do të plotësojnë nevojat e biznesit për punonjës të kualifikuar.

Kështu që përpjekjet tona krahas rritjes së cilësisë dhe performancës përmes trajnimeve, do të shkojmë edhe tek dhënia e mundësisë për punonjës. Ka ardhur koha që punonjësi të mos konsiderohet si skllav por si partner i denjë që i jep biznesit vlerën e shtuar. Biznesi duhet të reagojnë mend pasi pasojat do të jenë të pakontrollueshme, dhe do të kemi më shumë mungesë në treg për krah të kualifikuar pune. Ne do punojmë që të plotësojmë kërkesat e biznesit për punonjës të kualifikuar.’- tha Gega.

Burime mësojnë se bëhet fjalë për 30-40 mijë punonjës që do të punësohen në sektorin e fasonerisë dhe në atë të turizmit.

Aktualisht janë mbyllur diskutimet në institucionet vendase, të gjitha sugjerimet i janë dërguar shtetit në fjalë nga ministria e jashtme përmes trupës diplomatike. Në muajin qershor pritet miratimi i marrëveshjes nga vetë kryeministri Edi Rama, ndërsa pritet të marrin komentet nga shteti përkatës.

Nga këta 15 mijë punëtorë pritet të punësohen në fasoneri. Shteti në fjalë është një vend nga i cili Shqipëria nuk ka shërbyer si tranzit./ Report Tv

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Intervista e Presidentes së Shoqatës Gjermane të Tregtisë dhe Industrisë

Ikja e fuqisë punëtore/ Strategjia si mund të ndalohet