MENU
klinika

“E thonë hapur që synojnë të ndërhyjnë në...”

Rezoluta e PS/ Alibeaj zbulon skenarin e qeverisë

08.05.2024 - 14:19

Deputeti i PD-së, Enkeled Alibeaj ka deklaruar se rezoluta e PS-së për anti-korrupsionin ka për qëllim që të ndërhyhet në Reformën e Drejtësisë përmes një Komisioni Parlamentar.

Alibeaj ngriti akuza duke u shprehur se kryeministri Edi Rama kërkon që të godasë sistemin e drejtësisë duke përfshirë Kuvendin.

Por si do ta arrijnë? “Nuk e fshehin fare, kërkojnë të krijojnë mekanizëm kontrolli përmes komisionit parlamentar të posaçëm të përhershëm, i cili do ti bëjë hije punës së SPAK në mënyrë paralele gjithë kohës, do ta eklipsojë”, shprehet deputeti demokrat.

Enkeled Alibeaj: “Djalli qëndron në detaje! Synimi është të ndërhyhet në Reformës në Drejtësi përmes parlamentit. Është propozuar nga kryeministri më i korruptuar të qeverisë më të korruptuar të këtij shteti që sot është objekti i hetimit të SPAK dhe GJKKO. Ky është absurdi i madh, i hetuari kërkon të ndryshojë rregullat e atij që heton. Do e bëjë duke përfshirë Kuvendin. Synon të godasë sistemin e drejtësisë.

Asnjë nga administrata nuk pranon të firmosë në procedura tenderash, për shkak të frikës së SPAK. Një muaj më parë 110 deputetë u bënë bashkë i treguar të madh e të vogël që jemi këtu për të mbrojtur veten kundër SPAK. Hapi i dytë ishte e djeshme me këtë rezolutë. Çfarë kërkojnë? Kërkojnë të synojnë një gjë të rëndë, edhe tani ka arritur të sjellë një efekt. Vetia kryesore e drejtësisë së re është besueshmëria e publikut. Kanë ecur me procedime penale deri në ato maja ku drejtësia e mëparshme nuk arrinte dot, por për një veti tjetër, faktin që SPAK dhe GJKKO sot shihen në shumicën dërrmuese të opinionit publik si të distancuar nga politika, jashtë kontrollit të saj.

Kjo është arsyeja pse u bë reforma kushtetuese në drejtësi. Me këtë rezolutë kërkohet të tregohet qe Parlamenti është këtu që 100 e ca deputetë kanë në dorë kur të dojë po ti shkrepë në mendje që mund të ndërmarrë iniciativa ligjore dhe të ndërhyjë tek sistemi i drejtësisë.

Sinjali që i çohet publikut është që SPAK dhe GJKKO nuk janë të imunizuar nga influence politike. Kryeministri më i korruptuar i këtij vendi thoshte që drejtësia e re është produkt i PS, për të thënë që është produkt politik. Por nuk është e tillë, nuk duhet të jetë dhe as përceptohet sepse politika është “preja”, gjahu. Me këtë që ka bërë synon këtë gjë.

Bashkë me të kërkon ti heqë tullën më të rëndësishme themeleve të SPAK, pavarësinë.

Nëse sot vihet nën presion, tutelë qoftë edhe me ligje të Parlamentit e humb pavarësinë e vet.

Së treti ka vendosur në pikëpyetje suksesin e Reformës në Drejtësi. Qeveria praktikisht ka thënë që Reforma në Drejtësi nuk është e suksesshme, cila është arsyeja që sot do të duhet të hidhte këtë dorashka politike në mes të parlamentit? Si do ta bëjnë? Nuk e fshehin fare, kërkojnë të krijojnë mekanizëm kontrolli përmes komisionit parlamentar të posaçëm të përhershëm. Është ajo gjë që Basha e ka thënë në janar. Me një komision parlamentar i cili do ti bëjë hije punës së SPAK në mënyrë paralele gjithë kohës, do ta eklipsiojë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Të nxitet fryma e dialogut konstruktiv politik”

Projekt-rezoluta e mazhorancës: Të thellojmë luftën kundër korrupsionit!