MENU
klinika

Dita e 60-të e protestës

Banorët e Unazës së Re djegin goma dhe bllokojnë rrugën!

02.01.2019 - 17:35

Në ditën e 60-të të protestës disa nga banorët e Unazës së Re kanë bllokuar rrugën duke djegur goma si dhe duke kërkuar anulimin e projektit për Unazën e Madhe.

Rruga është bllokuar prej orës 17:00. Zona u mbulua nga tymi dhe flaka nga djegia e gomave. Në mbështetje të banorëve të Unazës së Re janë edhe përfaqësues të PD dhe deputetë, mes tyre Klevis Balliu.

Deputeti i PD, Klevis Balliu është shprehur se i mirëkupton banorët e Unazës së Re që po djegin goma dhe bllokojnë rrugën.

“Po i mirëkuptoj, pasi po arrin kulmi dhe nuk kemi asnjë reagim nga kryeministri. Rama të kërkojë ndjesë. Demokratëve dhe socialistëve do u kërkoja të hapin sytë dhe të shikojnë cfarë po ndodh”, – tha ai.