Deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka replikuar me ministrin e Drejtësisë pasi Ulsi Manja pranoi se nga Amnistia Penale kanë përfituar të dënuar nga Gjykata e Posaçme.
Alibeaj gjatë interpelancës me ministrin Manja u shpreh se “nuk qenka ashtu siç u betove para një muaji, paske liruar 8,18, 20 të dënuar nga GJKKO”, duke theksuar se kjo është çfarë i shitet publikut shqiptar.
Deputeti demokrat theksoi se Ulsi Manja “nuk mbajti asgjë për vete”, por iu drejtua ligjvënësve në Parlament duke i thënë që “e votuat ju, ta gëzoni”.
“The dhe një gjë po të ishte miratuar në 2017-ën SPAK, ti nuk do e votoje. Nuk do e votoje për një gjë të thjeshtë, do të ishte tek 313. E mban dosjen 184 të Dibrës, atje do të ishte”, u shpreh ai.
Enkeled Alibeaj: Shoh një ndryshim të madh nga një muaj më parë, the këtu janë liruar 8,18, 20 të dënuar nga GJKKO. Pra nuk qenka ashtu siç u betove para një muaji, paske liruar pra, 8,18, 20, 46. Kjo pra ishte ajo çfarë i shitët këtu publikut shqiptar. Nuk mbajti asgjë për vetë, e votuat ju, ta gëzoni.
110, 116 deputetë sa të jeni këtë e keni peshqesh ky ishte produkt i bashkimit tuaj një muaj më parë. The dhe një gjë po të ishte miratuar në 2017-ën SPAK, ti nuk do e votoje. Nuk do e votoje për një gjë të thjeshtë, do të ishte tek 313. E mban dosjen 184 të Dibrës, atje do të ishte.
Është kjo arsyeja pse vjen këtu dhe bën këtë gjë. Të thërret subkoshienca.