MENU
klinika

"Integrimi mbetet prioritet'

Rezoluta anti-korrupsion, çfarë hapash do të ndjekë mazhoranca? Gjonaj: Nuk ndalemi para sfidave

09.05.2024 - 19:18

“Rezoluta e propozuar nga Partia Socialiste, ka për qëllim luftën kundër korrupsionit”, kështu u shpreh deputetja e Partisë Socialiste, Etilda Gjonaj në një intervistë në “Special Report” në ABC News.

Gjatë kësaj interviste, Gjonaj u shpreh se PS e ka të qartë synimin e saj dhe se nuk do t ë ndalet aspak para sfidave, duke shtuar se kjo rezolutë ka si çështje kryesore integrimin europian.

“Ne jemi të vetëdijshëm për arritjet që kemi si forcë qeverisëse, por kuptojmë edhe sfidat dhe problematikat që nuk reshtim së luftuari. Dhe një nga ato është edhe lufta kundër korrupsionit dhe për këtë ne kemi punuar shumë. Por e kuptojmë që ka nevojë për një qasje më gjithëpërfshirëse për të luftuar korrupsionin dhe për të modernizuar shtetit. Dhe kjo rezolutë ka të bëjë edhe me masat që duhet të marrim dhe bëhet fjalë për një plan veprimi gjithëpërfshirëse, për të prekur shtyllat kryesore, përmirësimin e qeverisjes luftën kundër korrupsionit. Pikat kryesore në rezolutë lidhen edhe me procesin e integrimit europian. Ne, të tre pushtet bashkë do të duhet të adresojnë të drejtimet kryesore në kuadër të negociatave në BE.

Unë kam parë mbështetjen që ambasada amerikane i ka dhënë Shqipërisë lidhur me reformën në drejtësi, por edhe në luftën kundër korrupsionit. Nuk prisja të kishte një deklaratë tjetër, sepse ka mbështetur këtë projekt që ka si synim luftën kundër korrupsionit dhe mirëqeverisjes. Rezoluta përcakton që do të ngrihet një Komision i Posaçëm, dhe më pas do të kuptohet se cilat do të jenë masat që do të ndërmerren dhe ky komision do të duhet të ketë edhe opozitën dhe kjo është arsyeja përse kryeministri Rama bëri edhe ftesën.

Bashkëkryetar i Komisionit?

Etilda Gjonaj: Nuk mund të flasim për bashkë-kryesim, sepse Komisionet e Posaçme kanë një përcaktim në rregulloren e Kuvendit. Në këtë aspekt ende nuk kemi një emër.

Ndër të tjera nënvizoi se rezoluta anti-korrupsion, nuk është për SPAK, ndërsa tha se bëhet fjalë për të gjitha pushtetet e tjera.

“Nuk bëhet fjalë vetëm për aktorët, politikë, por për shoqërinë civile, aktorë të tjerë që mbase nuk janë të përfaqësuar në Parlament. Janë të ftuar të marrin pjesë në këtë projekt shumë të madh. Partnerët ndërkombëtarë do të jetë pjesë e asaj që ne kemi prezantuar në këtë rezoluta, sepse pa ata nuk mund të veprojmë ndryshe”, shtoi Gjonaj.