MENU
klinika

Tronditet Ballshi

Ngjarje e rëndë/ Burri vret me thikë gruan dhe kunatën 18 vjeçe!

02.01.2019 - 18:26

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Ballshit pasditen e sotme. Ka ndodhur një krim në familje ku burri ka vrarë me thikë gruan e tij dhe kunatën.

Autori i krimit është 34 vjeç, ndërsa dy viktimat, gruaja e tij 31 vjeçe ndërsa kunata vetëm 18 vjeçe. Mendohet se autori i këtij krimi makabër ka qenë në gjendje të dehur.

Policia ka mbërritur në vendngjarje, ka bërë të mundur arrestimin e vrasësit dhe po heton për zbardhjen e plotë të krimit në familje.

Sipas policisë, autori i vrasjes së dyfishtë ka qëlluar me thikë gruan dhe motrën e saj, të cilat për shkak të plagëve kanë ndërruar jetë në vend. Mësohet se autori kishte thirrur motrën e gruas për drekë, por më pas gruaja e 34-vjeçarit i ka kërkuar bashkëshortit që të shkojë bashkë me motrën të prindërit e saj.

Këtu dyshohet se ka lindur konflikti dhe pas përplasjes dhe verbale, autori ka qëlluar me thikë duke vrarë gruan dhe kunatën 18-vjeçare.

Viktima të kësaj ngjarje të rëndë kanë mbetur gruaja Gentiana Caushaj dhe motra e saj Merisa Caushaj.

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier

E pëson keq administratori i biznesit

Shpërthimet në gurore dëmtojnë banesat në Pashall