Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, në rastin e Ditës së Drejtësisë, tha se Reforma në Drejtësi është më e rëndësishmja që ka ndodhur në Shqipëria pas vitit 1990.
Balla tha se sfidë për sistemin e drejtësisë është ende plotësimi i vendeve vakante që mbetën nga vettingu.
‘Reforma në drejtësi është reforma më e rëndësishme që ka ndodhur në Shqipëri që prej ’90 e këtej, refroma në drejtësi erdhi si rezultat edhe i përpjekjeve për tu anëtarësuar në BE. Përpjekjet reale për të përmirësuar sistemin e drejtësisë, për pavarësi, efektivitet u arritën vetëm nëpërmjet implementimit të reformës në drejtësi dhe ku u vu theksi për respektimin e pavarësisë. Aktualisht me ndryshimet ligjore, prokurori është i pavarur dhe i paanshëm dhe i lirë nga çdo ndikim politik dhe garant për këtë është kushtetuta dhe KLP.
Koha në dizpocion të drejtësisë te ka qenë e pakët. Aktualisht prokuroria dhe gjykata po përballen me sfida, sfida e plotësimit të vendeve të mbetura vakante nga vetting. Kemi sfidën e konsolidimit të organeve të reja atë drejtësisë. Krijimi i organeve të drejtësisë sigurona pavarësinë e tyre,’- tha Balla.