MENU
klinika

U gjetën të vdekura në banesë

Dy ukrainaset u denoncuan nga një farmaciste; i kafshuan dorën sepse nuk u dha “Xanax”

10.05.2024 - 17:17

Zbulohen detaje nga ngjarja e rëndë në Tiranë, ku dy ukrainase u gjetën të vdekura në një apartament.

Antonina Kozachenko dhe Anastasia Lopukhov, ishin në kërkim nga policia pasi 2 ditë më parë kanë kërkuar që të blejnë në një farmaci ilaçin, “Xanax”. Por, farmacistja nuk ka pranuar që ta shesë këtë ilaç pa recetë.

Duke qenë se nuk e morën, njëra prej ukrainaseve ka kafshuar në dorë farmacisten dhe më pas janë larguar. Farmacistja ka bërë denoncim në Policinë e Tiranës për ngjarjen e ndodhur, por dy vajzat ukrainase nuk janë lokalizuar për 48 orë.

“Xanax” përdoret zakonisht përdoret për të trajtuar ankthin dhe depresionin. Xanax është emri i tregut për alprazolam, një lloj droge e grupit të njohur si benzodiazepines, ose ‘benzos’. Por përdorimi i tij me doza të mëdha mund të çojë në përkeqësim të gjendjes shëndetësore, gjendje kome ose mbidoza e tyre në disa raste shkakton edhe vdekjen.