MENU
klinika

Flet Silva Bino

“Asnjë shqetësim nga AstraZeneca”/ ISHP: Vaksina nuk aplikohet nga dhjetori 2021

10.05.2024 - 17:24

Pasi kompania Astra Zeneca nisi tërheqjen  e vaksinës  së saj kundër Covid  19 dhe pranoi se  mund të shkaktonte një efekt të rrallë anësor  si  mpiksja e gjakut, Instituti i Shëndetit Publik qetëson ata që kanë marrë dozat e saj në Shqipëri.

“Këto reaksione anësore shfaqen 5 deri 30 ditë pas bërjes së vaksinës. Kjo nuk ka asnjë  ndikim afatgjatë.   Pra kushdo që ka bërë vaksinën AstraZeneca nuk ka pse të shqetësohet.”

Në Shqipëri kanë hyrë  rreth  538 mijë doza Astra Zeneca nga India dhe Suedia  78% e të cilave u aplikuan.    Të parët që morën dozat e saj   marsin e vitit 2021  ishin  mësues  dhe pedagogë. Shefja e   Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në  Institutin e Shëndetit Publik  Silva Bino  thotë se  personat janë monitoruar dhe ndër efektet negative të konstatuar ishin vetëm temperatuara apo mpirja e krahut.

“Ne nuk kemi pasur reaksione  ansorë të tillë,  pra të kemi  pasur  kundërtrupa ndaj pf4  apo shenja të tilla,  trombozë sinuesesh pas një vaksnimi, natyrisht ka pasur temperaturë sepse  kjo është normale,  por nuk kemi pasur raste të tilla”

Me vijimin e kërkimeve  për këtë vaksinë  në botë  ndryshuan dhe  udhëzimet  e përdorimit të saj në vendin tonë deri në ndërprerjen e plotë, nëntë muaj pas nisjes sa  aplikimeve.

“Kjo lloj vaksine është përdorur në vendin tonë deri në dhjetor  të 2021,  më pas nuk është përdor, në nëntor të këtij viti ne kishim disa të dhëna mes vaksinës dhe këtij sindromi. Efektet negative, temperaturë,  njerëz që mund të kishin një lloj mpirje, i monitoruam dhe më tej se natyrisht duke patur këtë frikë,  i monitoruam. Një pjëse  e njerëzve që mund të mendomin se kishin risk nuk bënë dozë të dytë  Astra, bën Pfizer ose kineze.  Në udhëzime u tha të përdoret kryesisht mbi 60 vjecc dhe nuk kanë tendëncë për të bërë trombocitopeni. Jemi përpjekur ta  ndalojmë te gratë që marrin kontraceptiv, por skemi  pasur efekte anësore afatgjata.”

AstraZeneca nisi tërheqjen e vaksinës nga tregu me aryetimi  se kompania nuk  bën përditësimin e saj  me shtamet e reja të Covid 19. Ndërsa Agjencia Europiane e Barnave më 7 maj  njoftoi se dozat e saj nuk janë më të autorizuara për përdorim.