MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Mbulimi me rërë të nxehtë u bën mirë artrozave?

11.05.2024 - 08:27

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Mbulimi me rërë të nxehtë a u bën mirë artrozave?

Përgjigjet mjeku: 

Artrozat janë sëmundje të degjenerimit të artikulacioneve (kyçeve). Sëmundja prek artikulacionet duke dëmtuar indin kërcor artikular që gjendet ndërmjet dy kockave. Ato përfshijnë: spondiliartrozat, gonoartrozat, koksoartrozat.

Ekspozimi në diell, qëndrimi në rërë shumë gjatë nuk ka lidhje me përmirësimin e sëmundjes. Na vijnë pacientë të cilët na tregojnë se kanë qëndruar me orë të tëra në rërë (është besimi se mbulimi me rërë të nxehtë bën mirë për kockat). Duhet pasur parasysh se qëndrimi shumë gjatë në rërë dhe ekspozimi shumë gjatë në diell është i dëmshëm edhe për personat e shëndoshë, jo më për të sëmurët.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.