MENU
klinika

Duro: Interesi nga kompanitë e huaja, shumë i lartë!

Zona e lirë ekonomike në Kashar/ Ozuni: Sfida me të rinjtë!

11.05.2024 - 09:15

Në një intervistë në “Sheshi i Dollarit” në ABC News, eksperti i ekonomisë, Ferjolt Ozuni u shpreh formimi i grupeve të punës është shumë i rëndësishëm, por gjithashtu ajo që vlen edhe më shumë është mbajtja e këtij grupi të punës në vendin tonë.

Pra sipas tij sfida është me të rinjtë, pasi ata duhet të binden që suksesin e kanë në vendin e tyre.

Ndërkohë gjatë kësaj interviste, Genci Kojdheli, drejtor i investimeve strategjike, bashkia Tiranë tha është e rëndësishme që të krijohen mundësi më të mira për të rinjtë.

“Ne jemi fokusuar tek plani i zhvillimit te Tirana, që përfshihen teknologjia e informacioni, industria e prodhimit të makinave. Pra plani i bashkisë është për disa industri. Rrugëtimi është i mirë. Industritë do të sjellin gati 40 mijë vende pune cilësore”, tha Kojdheli.

Nga ana e tij eksperti për ekonominë, shtoi: “Të rinjtë janë gjithë kohës të mbarojmë shkollën dhe të ikim. Ne si staf ekonomik sado që u shpjegojmë se zgjidhja nuk është ikja, prapë mbetet e vështirë. Pra është e vështirë të kuptojnë se rruga nuk është aq e lehtë, dhe se gjerat duan punë që të arrihen. Dhe mund të them që lufta do të jetë që të bindet ky grup, që në vendin e tyre duhet të përkushtohen dhe të binden që suksesin e kanë këtu”.

Sipërmarrësja Fabiola Duro, gjatë fjalës së saj tha se interesi nga kompanitë e huaja është shumë i lartë.

“Jam në favor të iniciativave konkrete qoftë për të rinj, kompani kombëtare, por edhe për kompanitë ndërkombëtare. Por mund të them që duhen iniciativa konkrete për të rinjtë. Ulja e kostove është iniciativa e parë që mendoj se do të tërheqë të rinjtë. Konkurueshmëria dhe qëndrueshmet janë sigurisht faktorë”, tha më tej Duro.

Drejtori i Investimeve Strategjike, në Bashkinë Tiranë, Genci Kojdheli, u ndal edhe tek punësimi dhe Inteligjenca Artificiale. Ai shpjegoi se Bashkia ka bashkëpunuar me disa kompani izraelite, por edhe me kompani të tjera që përputhen me planin e biznesit.

“Disa prioritete si turizmi, industria e shërbimeve, bujqësia dhe agrotek janë gjithashtu prioritete të rëndësishme. Pra do të duhet të dimë se kush janë trendet botërore dhe t’i miksojmë për njerëzit që të mos na ikin”, tha ai.