MENU
klinika

Ja sa ishte norma e rritjes së çmimit në mars

Kafeja në Shqipëri, më e lirë se në rajon

11.05.2024 - 09:18

Në mars të vitit 2024, norma vjetore e ndryshimit të çmimit të kafesë në vendet e Bashkimit Europian ishte 1.0%, krahasuar me 13.5% që ishtë në marsin e vitit të kaluar. Sipas të dhënave, norma e inflacionit të kafesë ka ardhur në rënie që nga tetori i vitit 2022, kur ishte në nivelin më të lartë, në rreth 17%, pas një rritjeje të madhe që filloi në tetor të vitit 2021.

Megjithëse rritja e çmimeve të kafesë u ngadalësua në përgjithësi në BE, ka dallime të konsiderueshme në nivel vendi. Por çfarë thonë shifrat për vendin tonë? Sipas të dhënave të analizuara nga “Scan Intel”, duket se Shqipëria është ndër vendet me normën më të ulët të çmimit të kafesë, me 1.2%, pra shumë pranë mesatares se BE-së.

Krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria ka normë inflacioni më të ulët për kafen se Serbia, e cila e regjistron në 3.6%, Maqedonia e Veriut me 3.9% dhe Mali i Zi, i cili renidtet i dyti në Europë me një normë prej 7%.

Produktet e kafesë janë më të shtrenjta në Kroaci me 7.4% dhe më pas vjen Bullgaria, Rumania dhe Islanda. Të dhënat tregojnë se në Finlandë, Lituani, Norvegji dhe Danimarkë çmimi për kafen paraqitet në rënie me 15.5%, 15.4%, 7.7% dhe 7.5%. Edhe vende si Suedia, Çekia, Belgjika, Hungaria, etj, kanë regjistruar rënie të çmimeve për këtë produkt në muajin mars të këtij viti.

Në 15 vende të BE-së, norma e inflacionit të kafesë ishte më e lartë në mars të vitit 2024 sesa në mars të vitit 2023.