11.05.2024 - 10:15
Partia Socialiste po zhvillon procesin zgjedhor për 950 delegatët e rinj të Kongresit të cilët do t’i nënshtrohen votës së anëtarësisë.
95 mijë anëtarë aktivë të kësaj force politike janë thirrur që të marrin pjesë në këtë proces për rienergjizimin e partisë, proces i cili sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Blendi Klosi tha se është në funksion të fitores së mandatit të tyre të katërt në zgjedhjet e 2025-ës.
Edhe kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në votim.
“Në 369 vendvotime, vijojnë edhe sot gjatë gjithë ditës për të garantuar pjesëmarrjen e të gjithë anëtarësisë në ripërtëritjen e forumit më të lartë të familjes sonë të madhe politike”, tha Rama.