MENU
klinika

Zgjedhjet për delegatët

Voton kryebashkiaku Veliaj: Të bëhemi gati për progesin e Partisë Socialiste

11.05.2024 - 10:23

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj votoi për zgjedhjet që po zhvillohen për delegatët e Partisë Socialiste.

Veliaj votoi nga zyrtat e Partisë Socialiste të Lagjës 13 në kryeqytet. Ai bëri thirrje që çdo anëtar të votojë, në mënyrë që të mbyllet një proces i jashtëzakonshëm energjizimi për Partinë Socialiste.

““Lagjja 13 do të ketë tre përfaqësues delegatë, nga mbi 300 që do të ketë e gjithë Tirana. Mezi pres që shokët dhe shoqet që do të zgjidhen, të marrin seriozisht një detyrë të re, të përveshin mëngët dhe të përgatitemi për Kongresin e PS-së. Ky energjizim i partisë është një lajm i jashtëzakonshëm. Ka vetëm një forcë që di të bëjë qytet, që di të bëjë shtet, që i hapet djemve dhe vajzave të rinj, dhe ajo është Partia Socialiste. Ju uroj të gjithëve shumë sukses! Nëse nuk keni votuar dilni dhe votoni.

Është e rëndësishme të kemi sa më shumë legjitimitet, sa më shumë pjesëmarrje. Kush nuk ka votuar dje, duhet të paraqitet patjetër sot. Qendrat e votimit do të jenë të hapura gjatë gjithë ditës, kryesisht në degët kryesore të partisë, dhe në fund do të kemi një numër të barabartë burrash dhe grash, djemsh dhe vajzash, shokësh dhe shoqesh, që do na përfaqësojnë si delegatë në Kongres”, tha Veliaj.”, tha Veliaj.

Partia Socialiste po zgjedh delegatët e kongresit që do të zhvillohet në muajin qershor.

95 mijë anëtarë po votojnë sipas parimit “një anëtar një votë” për 950 delegatë, të ndarë në mënyrë të barabartë burra dhe gra.

Procesi në radhët e socialistëve zhvillohet në dy ditë./abcnews.al